Një rreshter i shkarkuar i Forcave Speciale të SHBA,
Xhejms Harper, rrezikon gjithçka për familjen e tij, kur bashkohet me një organizatë private kontraktuese.
Pas daljes në treg të romanit të saj të ri, shkrimtarja 35-vjeçare Kejt është e ftuar nga ish-profesori i saj të flasë në universitetin ku ka studiuar. Pasi pranoi ftesën, Kejt e gjen veten të zhytur thellësisht në jetën e një grupi studentësh kolegji.
Një përbindësh me emrin Leri shfaqet përmes pajisjeve telefonike dhe teknologjike. E vetmja gjë që kërkon është një mik të vërtetë. Preja e tij e radhës është një djalë autik, i cili gjithashtu kërkon një mik të vërtetë.
Komedia e jashtëzakonshme, "Walk of Shame", luhet nga Elizabeth Banks, në rolin e një gazetareje të shkathët, të cilën, nata që kalon me një të panjohur, James Marsden, e bën të endet deri në mëngjes rrugëve të Los Anxhelosit, pa telefon, makinë, kartë identiteti apo para, dhe kjo vetëm tetë orë para intervistës më të rëndësishme të punës në karrierën e saj.
Kur një anëtar i një grupi të famshëm improvizimi të Nju Jorkut fiton një mundësi të madhe, pjesa tjetër e grupit, (miq të ngushtë), fillojnë të kuptojnë se jo të gjithë do t'ia dalin të jenë të suksesshëm.