Pasi takohet me Hamadaysët, Klaus Schiller bie në prangat e policisë. Toni dyshon se Vince ka gisht në dështimin e pazarit dhe përfshirjen e policisë, por Vince i jep një mundësi tjetër për të gjetur drogë, nga shqiptarët në Hollandë. Në shenjë mirënjohje Toni e prezanton Vincen me liderin misterioz të familjes.