Një mini-serial ku tregohet jeta e Salvatore (Toto) Rinës, super-bosit të Cosa Nostras, përgjegjës për rreth 1 mijë vrasje në Siçili, ndër të cilat ato të prokurorëve Falkone dhe Borselino. Në vitin 1943, një djalosh 13 vjeçar, Rina punon në tokat e Korleones, fshatit të tij, ku gjen një bombë të groposur. Babai i tij vendos ta çojë bombën në shtëpi, për të fituar nga shitja e barutit. Bomba shpërthen dhe mbesin të vdekur vëllai i tij i vogël dhe babai duke e lënë Salvatoren krye-familjar në një moshë të vogël dhe varfëri. I lodhur nga varfëria, Toto, bashkë me shokët e tij Bernardo Provencano (Binu), Kaloxhero Bagarela dhe Biaxho Skiro, fillon të punojë për Luçiano Lixhon, roje i bosit Mikele Navarra. Toto përfshihet në vrasjen e Menikos, djali i mullixhiut të cilit i shiste grurin, dhe përfundon në burg. Ndërkohë, Skiro i kthehet shkollës. Gjashtë vjet më vonë, Toto, tashmë i rritur, lirohet. Jashtë e presin Provencano, Bagarela dhe një anëtar i ri i bandës, Luçiano Maino. Rina i kthehet botës së krimit duke filluar nga bosat e Korleones e deri në Palermo, duke u bërë pjesë e një organizatë të pamëshirshme, Cosa Nostras, i shtyrë nga ambicia për pushtet. Ndërkohë Skiro është bërë oficer policie. Fatet e të dyve kryqëzohen në dy anë të kundërta të ligjit.